Futboll

Rregulli i privatizimit të klubeve, Dortmund del kundër Bayern-it

Drejtori Ekzektiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka dalë kundër homologut të tij te Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, për sa i përket rregullit të 50+1 që konsiston në privatizimin e klubit. Federata e Futbollit të Gjermanisë e miratoi sërish këtë rregull pas votimit të kryer nga klubet, diçka që sipas Rummenigge do të dëmtojë konkurrencën në Evropë.

Ky rregull është në zbatim që prej vitit 1998 dhe nuk lejon që të huajt ose sponsorat të kenë më shumë se 49% të aksioneve në klub, duke ia lënë përqindjen më të madhe pronarëve gjermanë. Sipas drejtuesit të Bayern, diçka e tillë duhet të ndryshojë pasi mund të konsiderohet një ligj i vjetruar, që është për nostalgjikët dhe ideologjikët. Gjithsesi Watzke nuk është në të njëjtën linjë mendimi me Rummennige, duke e kundërshtuar argumentin e tij.

“Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm që të mos ndajmë Bundesligën si shoqërinë gjermane në këto kohë. Duhet të mësojmë si të debatojmë me respekt. Kam një përshtypje që për momentin është një tendencë e rrezikshme në futbollin gjerman dhe tifozët po e luftojnë diçka të tillë. Mjafton të shohim pak edhe aspektin e komercialitetit, ndeshjet e së Hënës në mbrëmje, tarifat e transfertave etj. Disa nga këto gjëra më mërzisin.

Ne të Borussia Dortmund jemi 153 mijë antarë dhe e dimë që shumica prej tyre dëshirojnë të mbajnë rregullin e 50+1. A duhet të vendosim ne mbi dëshirën e tyre? Gjërat thjesht do të shpërthenin para fytyrës sonë sepse në momentin që investitorët kanë kontrollin, ata persona nuk do të shohin më tifozë, por thjesht blerës. Kjo është arsyeja që unë jam tmerrësisht i shqetësuar për një ideologji të ndarë në futbollin gjerman.”

Related posts

James Milner mahnit shokët e skuadrës (VIDEO)

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Fiorentina – Juventus

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Lampard thërret shokun e vjetër te Derby County

Sadik.Autor

Leave a Comment