Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Po tentohet rikthimi i Ronaldos në Angli, ja cili klub ka gati 100 milionë euro

Chelsea ka bërë lëvizje befasuese, duke tentuar që ta transferojë Cristiano Ronaldon.

Sipas burimeve të ‘Don Balon’, numri një i Chelseas, Roman Abramovich, mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të kompletuar marrëveshjen për super yllin e Juventusit.

Javën e kaluar mediat italiane raportuan se Ronaldo mund të largohet nga Serie A për shkak të problemeve financiare që do të ketë Juventusi për shkak të COVID-19.

Gazetari, Pietro Balzano Prota, publikoi në “Twitter” se një burim i afërt i ka treguar atij se Juve dhe Ronaldo mund t’i ndajnë rrugët. Frank Lampard do ta mirëpriste CR7 në ‘Stamford Bridge’, ndërsa Abramovich është i gatshëm të investojë mbi 100 milionë euro për portugezin nga i cili do të përfitonte shumë pasi ai të veshë fanellën e Chelseas.

Related posts

(FOTO) UEFA zbulon “Top 11” e lojtarëve Under 24

Q.Autor

SFIDA NDAJ SLAVIAS SË SOFIAS/ Skënder Gega: E njohim historinë e bullgarëve, do i çojmë gjërat në kahun tonë

Delo.autor

KAMPIONATI EUROPIAN I BASKETBOLLIT/ 2 fitore dhe 2 humbje, Kombëtarja U-16 mbetet jashtë gjysmëfinaleve

Delo.autor

Leave a Comment