Të tjera

Ruli shpërthen ndaj Tufit: Duhet të jesh ose injorant, ose shpirtzi!

Kampioni i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, po stërvitet me trajnerin dhe kreun e Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Rulin. Largimi nga dora e trajnerit shkodran Vildan Tufi dhe kalimi me trajnerin Ruli ka ngjallur shumë debate.

Komentet mes Tufit dhe Rulit ndonjëherë i kanë kaluar dhe caqet. Marrëdhënia e tyre nuk është aspak miqësore, pa harruar dhe faktin se Kampioni i Europës është gjendur mes dy zjarresh. Smajlaj po përgatitet për Europianin që do të zhvillohet në Gjermani, ndërsa Eduasportin.com foli me trajnerin e tij Gjergj Ruli. Në qendër të bisedës ishin rezultatet e Smajlajt, por dhe problemet që ka patur me Tufin.

“Pyetja e gjendjes së tij është me shumë vend. Kemi pak kohë që jemi rikthyer nga Turqi, ku u rikonfirmua si kampion Ballkani. Atje gara ishte shumë e fortë, mos harroni se Ballkani ka rivalitet të fortë dhe ka shtete që i japin tonin atletikës siç është Bullgaria, Serbia, Kroacia, Sllovenia etj. Jam shumë i lumtur që u rikonfirmua, pasi dhe vjet jemi stërvitur 4 muaj me njëri-tjetrin, pavarësisht se duhet të hedhësh dorezat dhe t’i hapësh rrugë dikujt tjetër…”.  Në momentin që i ndërpritet fjala dhe pyetet  nëse fjala të tilla i ka të adresuara për Vildan Tufin. Ai përgjigjet pa hezitim.

“Dua ta vlerësoj Vildanin për kontributin që ka në atletikë, por dhe për sjelljen me Izmirin, por nuk dua të sfumoj veten dhe të them se nuk jam marrë me sportistin qoftë me fjetjen, me ushqimin dhe me rrobat. Këtë gjë mund ta konfirmoj dhe Izmiri vetë. Nuk dua të hyj në konflikt me të, pasi nuk punoj për Vildanin, por për Shqipërinë. Dua të dalin shumë Izmirë të tjerë. Nuk jam marangoz, jam rekordmen ende i të rinjve. Kam kontribut të madh në atletikë dhe të gjithë e dinë këtë. Kërkoj më shumë nga vetja dhe nga Izmiri, nuk dua t’i zgjas dorën askujt, pasi i di dhe mundësitë e Federatës”, – shprehet Ruli.

Më tej, ai shfaqet më i drejtpërdrejtë dhe me trajnerin Tufi. “Izmiri është në Tiranë, njerëzit bëhen egoistë, nëse do Tufi të vijë në Tiranë dhe të stërvitet me të, bujrum. Unë nuk e mbaj peng, madje e kam ngarkesë. Çfarë të bëjë Izmiri? Të lërë familjen, të lërë gruan dhe të kthehet dhe të stërvitet me Vildanin në Shkodër? Kjo nuk ka logjikë, ose duhet të jesh pentium dysh, ose injorant, ose shpirtzi. Le të vijë në Tiranë, ja gjej unë shtëpinë. Të harxhojë para nga xhepi i tij, ashtu siç po e bëj unë. Jam unë që i kam dhuruar para Vildan Tufit, atë çfarë më takonte mua ja dhashë atij”, – përfundoi Ruli.
Trajneri i Smajlajt më tej flet për medaljet e mundshme. Ai beson se Izmiri do të arrijë rezultate më të larta, ndërsa flet dhe për mjekësinë sportive, sipas tij faji është i sportistëve që pranojnë të marrin substanca të palejuara

Related posts

FORMULA 1/ Veprimi idiot, Leclerc jep deklaratën e parë pas përplasjes me Vettel

Delo.autor

“AUSTRALIAN OPEN”/ Novak Djokovic rinis stërvitjen, prania e tij për edicionin 2022 në dilemë

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi tregon armikun e vetëm: Dëshiroj që marrëdhënia ime me atë të qëndrojë si është

Delo.autor

Leave a Comment