Futboll

Sergio Busquets tregon nëse Messi do të transferohet në Premierligë

Sergio Busquets ka folur për mundësinë që Leo Messi të largohet nga Barcelona për të kaluar në Premierligë.

Kohëve të fundit Leo Messi ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në Premierligë, ku Chelsea dhe Manchster City janë të interesuara për të.

Por, sipas Sergio Busquets, është shumë e vështirë që Messi të largohet nga Barcelona, ani pse Premierliga është spektakulare.

“Messi në Premierligë? Ai është në shtëpi. Ai jeton në një qytet spektakular dhe çdo gjë që e rrethon e bënë të vështirë largimin e tij. Premierliga është spektakulare, po, ama Barcelona peshon shumë”, tha Busquets gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Related posts

COPPA ITALIA/ Pas një asist nga Theo Hernandez, Giroud ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIMI NDAJ FLAMURTARIT PËR KUPËN E SHQIPËRISË/ Ndreu i zhgënjyer: Ishim shumë konfuzë

Delo.autor

NUK LUAN PREJ 13 MUAJSH NË PREMIER/ Lojtari i Chelseat përfundon i arrestuar nga policia, ja shkaku i rëndë

Delo.autor

Leave a Comment