Futboll

Sherr në avionin e Lacios, Tare bën “paqeruajtësin”

Një tjetër barazim me një tjetër episod të dyshimtë në arbitrim kundër Lacios nuk mund të kishte kaluar pa lënë skorie rrugës. Dhe fatkeqësisht, kjo gjë ka dalë në sipërfaqe në rrugën e kthimit me avion drejt kryeqytetit, kur Luis Nani dhe një tifoz i të kaltërve kanë bërë sherr mes tyre.

Barazimi i hidhur kundër Kaljarit ka lënë një prej tifozëve më të zhgënjyer sesa të tjerët dhe ai as që ka nguruar që të fajësojë Nanin për rezultatin.

Pas disa momentesh tensioni dhe thumbimesh të tifozit, sulmuesi portugez është revoltuar dhe është kapur me duar, por për të qetësuar sherrin është dashur ndërhyrja e drejtorit sportiv lacial, shqiptari Igli Tare, si dhe e shtatë personave të tjerë për të shmangur më të rëndën.

Nani

Related posts

“SHPËRTHEN” NDAJ MANCHESTER UNITED/ Ferdinand: Ndihem i turpëruar prej tij!

Delo.autor

Kishte rënë dakord me Man United, gjithçka u prish nga një PLUMB NË KOKË

Isa.Autor

Mbledhësi i topave rrihet nga futbollisti pasi festoi golin e kundërshtarit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment