Futboll Sport

KATAR 2022/ Nga Kafu te Mateus, ja kush do t’i tërheqë sot goglat e shortit të Botërorit

Kampionë bote si Kafu dhe Lotar Mateus, por edhe 6 asistentë të tjerë, ikona të futbollit botëror, do të hedhin shortin e finaleve të Botërorit sot në Katar.

Dy legjendat e Brazilit dhe Gjermanisë, të shoqëruar nga Adel Ahmed MalAllah (Katar), Ali Daei (Iran), Bora Milutinoviç (Serbi/Meksikë), Xhei-Xhei Okoça (Nigeri), Rabah Madjer (Algjeri) dhe Tim Kejhill (Australi) do të tërheqin goglat në skenën e Qendrës së Shfaqjeve dhe Kongreseve në Doha të Katarit kur të hidhet shorti i Botërorit të 22-të në 18:00 me orën tonë europiane.

Ceremonia do të drejtohet nga prezantuesja televizive Samanta Xhonson, e cila do të ndihmohet edhe nga ish-mesfushori anglez, Xhermein Xhenas, dhe ish-futbollistja amerikane, Karli Loid.

“Po mësohem me këtë short, por ende rrëqethem”, tha Kafu për sajtin e FIFA-s, i cili do të ketë për herë të tretë në këtë skenë, po aq sa ka luajtur edhe Botërorë (1994, 1998 dhe 2002), ku e ka ngritur trofeun dy herë.

“Është një shenjë se Kupa e Botës po afron. Janë gati 20 vite që kur unë u bëra futbollisti i fundit amerikanojugor që ngrita Kupën e Botës dhe është një kujtim që do ta mbaj përgjithmonë në kujtesë. Të luash në Kupën e Botës kur i gjithë vendi ndalon për të parë ndeshjen, është e pakrahasueshme”.

Lotar Mateus është gjithashtu një figurë që nuk ka nevojë për prezantim. Kapiteni i Gjermanisë Perëndimore në triumfin në Itali 1990.

Xhei-Xhei Okoça ishte fantazisti që ndihmoi Nigerinë të shkonte në Botërorin e parë në histori në SHBA 1994 dhe fitoi medaljen Olimpike dy vite më vonë.

Tim Kejhill shënoi golin e parë të Australisë në një Botëror, kundër Japonisë në 2006 dhe luajti me “Soçeroos” edhe në turneun e 2010, 2014 dhe 2018.

Bora Milutinoviç është i vetmi trajner që ka drejtuar në pesë Botërorë 5 kombëtare të ndryshme: Meksikën (1986), Kosta Rikën (1990), SHBA-në (1994), Nigerinë (1998) dhe Kinën (2002).

Vendi organizator do të përfaqësohet nga Adel Ahmed MalAllah. Ish-mbrojtësi i Katarit e përfaqësoi vendin e tij në Botërorin e të rinjve në 1981, ku ata fituan medaljen e argjendit dhe në Olimpiadën e 1984-ës.

Related posts

MBYLLET SFIDA E MBIJETESËS NË “PAQE”/ Luftëtari i merr një barazim “bardhebluve”

Delo.autor

SUPERSFIDA TIRANA-SKËNDËRBEU/ FSHF i beson gjyqtarit me më shumë eksperiencë

Delo.autor

Një jetë si në përralla, nga shitës qumështi te kombëtarja angleze

Sadik.Autor

Leave a Comment