Futboll Premier League

Shkodran Mustafi: Kishim objektivat të mëdha/ Tani vetem Europa League mund t’ia shpëtojë sezonin Arsenalit

Mustafi nuk është aspak i lumtur me sezonin që po kalon Arsenali, teksa bëri të ditur se në fillim objektivat ishin shumë më të mëdha.

8 xhiro para fundit të edicionit, Arsenali e sheh vetën 13 pikë larg zonës Champions League, garë kjo që ndoshta mund të arrihet tani vetëm nëse triumfojnë krejtësisht në Europa League.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, thotë se janë të zhgënjyer, pasi objektivat në fillim ishin shumë më të mëdha. Sido që të jetë, Europa League mund t’ia shpëtojë sezonin “Topçinjve”.

“Të jem i sinqertë, ky sezon ka qenë shumë zhgënjyes për ne sepse kishin synime më të mëdha”, u shpreh Mustafi.

“Gjëja më pozitive ka qenë se kemi qëndruar së bashku pavarësisht ecurisë negative, kjo është diçka e mirë. Të gjithë po luftonin në mënyra të ndryshme për të ndihmuar skuadrën për t’u kthyer te fitoret dhe ia kemi dal”, shtoi Mustafi.

Ai ndër të tjera tregoi se Europa League është gara që mund t’ia ndryshojë për të mirë sezonin “Topçinjve”.

Related posts

PARTIZANI ZYRTARIZON RIKTHIMIN E MBROJTËSIT/ Bitri: Konfirmoi se jemi zgjedhja e parë në Shqipëri

Delo.autor

FOTO/ Merkato e Milanit ndër vite, një formacion i gjithi me “dështime”

Q.Autor

KRITIKON ASHPËR “KATALANASIT”/ Stoichkov: Sa herë që Griezmann është në fushë, Barcelona luan me…

Delo.autor

Leave a Comment