Futboll

ZBULON PLANIN E SË ARDHMES/ “Pleshti” kërkon informacione shokut të kombëtares për…

Shpesh flitet për të ardhme në MLS të yjeve si Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Leo Messi. Zërat e fundit kanë të bëjnë pikërisht me “Pleshtin”.

Shoku i tij i kombëtares, Gonzalo Nicolás Martínez, i njohur nga të gjithë si Pity Martinez, mesfushor i Atlanta United, ka zbuluar një bisedë të veçantë që ka bërë më numrin 10 të katalanasve.

Martinez është aktualisht i grumbulluar bashkë me Messi-n tek Argjentina për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Marokut. Në një intervistë të dhënë për mediat argjentinase, ai ka bërë të ditur se ylli i Barçës është interesuar për kampionatin amerikan.

“Më ka pyetur për MLS-në dhe ka folur për këtë edhe me disa shokë të tjerë të kombëtares”, ka thënë Martinez.

Një pyetje për të shuar kuriozitetin, apo diçka më shumë? janë të shumtë ata që do të donin ta shihnin pesë herë fituesin e Topit të Artë në MLS. I fundit në radhë ka qenë David Beckham, i cili është presidenti i Inter Miami.

Related posts

“ËSHTË MOMENTI QË EKIPI TË RINGRIHET”/ Flet mesfushori Telushi: Duhet të shohim përpara…

Delo.autor

KA SHËNUAR NJË GOL SPEKTAKOLAR JASHTË FUSHAVE/ Lidhje sekrete me “Miss Franca 2017” (FOTO)

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Trajneri Reja mendon të grumbullojë portierin që u largua në janar nga Superiorja, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment