Futboll

Shpërthen Murinjo: S’e merituam fitoren ndaj Liverpulit? Nuk më plas çfarë mendoni

Zhoze Murinjo vijon shoun e nisur në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes, edhe pas fitores ndaj Liverpulit. Pasi sulmoi Nevilin me shokë për kritikat e taktikës së tij mbrojtëse, ai tha se nuk i interesonte shumë nëse Junajtid e meritoi apo jo fitoren dhe nuk është dakord me ta që Liverpuli e kontrolloi ndeshjen:

Murinjo

“Ne mund t’i ndajmë të dyja pjesët. Pjesa e parë ishte e Junajtid, e dyta e Liverpulit. Por pjesa jonë e parë ishte një pjesë me gola dhe rrezik. Në pjesën e dytë, në opinionin tim, sepse ndoshta njerëzit në studio kanë një tjetër mendim, ishte Liverpuli që e kontrollonte lojën me top dhe Junajtid që e kontrollonte pa top.

Skuadra jonë ishte gjithnjë nën kontroll. Edhe në goditjet standarde, këndit dhe situatat e rrezikshme ne ishim në kontroll, kështu që mendoj se e merituam. Kundër Liverpulit, në rast se luan keq kur ke topin, atëherë mund të jesh në telashe. Në pjesën e dytë nuk ishte plani ynë të mbroheshim aq shumë.

Ata na sulmuan, por ne ishim në kontroll. Nëse njerëzit nuk mendojnë se ne e merituam, nuk më intereson. Jam pak i lodhur, kemi një ndeshje të martën. Nuk më plas çfarë thonë njerëzit. Djemtë janë të gëzuar, unë jam i gëzuar”. Më pas menaxheri i “djajve” iu rikthye sërish ndeshjes:

“Ishim shumë agresivë në pjesën e parë. Donim të kishim kontrollin e ndeshjes, hapësirat për tranzicionin dhe u përpoqëm t’i shfrytëzojmë, jo dobësitë, por pikat ku kundërshtari nuk është aq i fortë. Në pjesën e dytë nuk donim të ishim aq mbrojtës. Liverpuli na ushtroi presion, por mua nuk më kujtohen raste ku De Gea bëri pritje shpëtimtare.

Nuk më kujtohet asnjë rast i rrezikshëm për gol. Ata e kontrollonin me top, ne e kontrollonim pa top”. Të martën është radha e Champions-it ku Junajtid do të presë Sevijen pas barazimit 0-0 në ndeshjen e vajtjes së 1/ 8-ave. Por, a ishte ky rezultat një provë vetëbesimi për të mposhtur spanjollët? “Tri ndeshjet në kampionat, Champions dhe Kupën FA janë tri ngjarje të pavarura nga njëratjetra, me asnjë lidhje me ndeshjen e radhës.

Truri njerëzor është një gjë komplekse. Humbja të lë një shenjë të keqe, ndërsa fitorja të lumturon edhe kur je i lodhur. Gjëja më e mirë ishte të fitonim këtë ndeshje”. Në lidhje me dëmtimin e Pogbasë në stërvitje, “Speciali” sqaroi: “U dëmtua në minutën e fundit të stërvitjes së fundit përpara ndeshjes.

E pabesueshme. Nëse do ta kisha mbyllur stërvitjen një minutë përpara, ai do të ishte OK”. Në fund, trajneri vlerësoi edhe Rashfordin dhe MekTominejn: “Për Markusin është speciale sepse ai djalë ka lindur në Mançester. MekTominej luajti me klas dhe maturi”

Related posts

PO TREGON NJË FORMË NË RRITJE/ Berat Gjimshiti i pesti në Itali për… (FOTO)

Delo.autor

HIJA E LARGIMIT NGA BARCELONA QËNDRON ENDE/ Dembele i shkel syrin Chelseat: Tuchel është një nga të preferuarit e mi

Delo.autor

“NUK ËSHTË FAJI I DIEGOS PËR…”/ Homazhet e Maradonës rrisin numrin e të prekurve me COVID-19, shfajësohet vajza e tij

Delo.autor

Leave a Comment