Futboll

Shqipëria apo Kosova? Duka komenton situatën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli para ndeshjes me Norvegjinë. Një sfidë miqësore por që gjen një atmosferë të vakët në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”.  “Besoj se do të kemi atmosferë të pranueshme për një ndeshje miqësore, shpresoj që ta mbështesim mjaftueshëm ekipin”, – shprehet presidenti i FSHF-së në lidhje me këtë temë.

Duka i bën një skaner dhe lojtarëve që janë afruar nga ekipet e Superiores dhe që vazhdojnë dhe janë pjesë e kampionatit tonë. Numri një i FSHF-së tregohet strikt në lidhje me këtë temë. “Nuk ka lidhje se ku luajnë futbollistët, në Kombëtare luajnë ata që janë më të mirët për momentin”.

Në fund, nuk mund të mungonte dhe mendimi i Dukës në lidhje me problemet që janë shfaqur në kohët e fundit në lidhje me përzgjedhjet e lojtarëve për Kombëtaren e Shqipërisë, apo Përfaqësuesen e Kosovës. “ Çdo lojtarë është i lirë i të  zgjedhë kë të dojë. Ne jemi të lumtur kur ata realizojnë dëshirat e tyre. Sa më shumë kualitete, aq më mirë për ne. Sot do të jemi për të luajtur sa më mirë, për një ndeshje miqësore, jo për debate”. – përfundoi Duka, i cili dëshiron të shmangë polemikat.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një kundërsulmi të “Bluve të Londrës”, Pulisic ndëshkon Lille-n (VIDEO)

Delo.autor

Van Gaal: Doja që këtë lojtar ta transferoja te Manchester United

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN AUSTRIAK/ Ish-futbollisti i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës ndaj Volfsberger (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment