Futboll La Liga Sport

Zidane: Do të bëj gjithçka për t’i mbajtur Bale dhe Benzema

Zidane u shfaq në një konferencë shtypi, për të folur mbi ndeshjen kundër Leganes, të shtunën, dhe atë kundër Bayern Munich, të martën e ardhshme.

Objektivi para Leganés – “Duam ta shtojmë numrin e pikëve dhe të kapim vendin e dytë. Kemi edhe pesë ndeshje për të luajtur, ku synojmë të japim më të mirën”.

Lëndimet e Carvajal dhe Isco – “Është e dhimbshme të humbasësh shërbimet e dy lojtarëve titullarë në këtë moment të sezonit, por ne nuk mund të bëjmë asgjë. Do ta shohim situatën e tyre çdo ditë, të sigurt për një gjë: nuk do të rrezikojmë me asnjërin prej tyre, nëse nuk janë njëqind për qind”.

Iniesta tërhiqet – “Është e vështirë të shohësh një lojtar të largohet. Nuk e shoh atë si njërin nga Barcelona, ​​e shoh si futbollist. Dy, ose tri herë që e kam njohur, është simpatik, është shumë i rezervuar, por më pëlqejnë ata njerëz që bëjnë gjithçka në fushë. Jashtë fushe është më i qetë. I uroj atij më të mirën, veçanërisht si njeri”.

Ai nuk mundi ta fitojë “Topin e Artë” – “Kur themi Iniesta, po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, përtej Real Madridit apo Barcelonës. Eshtë një lojtar i admiruar kudo në botë. Edhe unë e admiroj mënyrën se si luan. Ndoshta nuk e ka fituar këtë çmim, por e ka merituar, sidomos në vitin kur fitoi Kupën e Botës. Ai pati një vit të shkëlqyer dhe shënoi në finale”.

Qasja kundër Leganés – “Ndonjëherë, ne nuk e fillojmë lojën fort, nganjëherë nuk e mbarojmë fort. Ne duam të provojmë intensitetin nga fillimi deri në fund. Kërkohet shumë përqendrim, sepse Leganes ka elementë të mirë”.

Më shumë peshë La Liga dhe Kupa e Mbretit, apo Champions – “Çdo gjë ka vlerë, unë nuk mund të zgjedh. Këtë sezon, tashmë, ne mund të fitojmë vetëm Ligën e Kampionëve”.

Benzema dhe Bale, a mund të largohen në fund të sezonit – “Ne kemi nevojë për to dhe personalisht do të bëj çdo gjë të mundshme që t’i kem nën urdhëra edhe sezonin tjetër. Ky është futbolli, e di se të gjithë duan të luajnë. Por, kjo nuk është e mundur, sepse vetëm 11 lojtarë mund të startojnë. Unë jam në favor të ruajtjes së grupit për sezonin e ardhshëm. Te Real Madridi kurrë nuk ka pasur revolucione për të ndryshuar gjithçka dhe në mënyrë të papritur. Gjërat bëhen me kokë dhe qetësi. Tani për tani nuk shikoj nga e ardhmja. Të paktën, unë. Jam i interesuar vetëm për këtë sezon”.

Related posts

SINJALE POZITIVE/ Njeriu i titullit kampion pranë rinovimit me Milanin

F.autor

SHPRESOJNË TEK MREKULLIA “TITULL”/ MILANI thyen “tabunë” që zgjaste 12 vjet

Isa.Autor

Zyrtare: Carlos Carvalhal trajneri i ri i Swansea City

Q.Autor

Leave a Comment