Futboll La Liga

Shtylla e mesfushës së Real Madrid po mendon transferimin te Man. Utd

Duket se Real Madrid është skuadra e preferuar e ekipeve angleze për të blerë lojtarë. Pas Manchester City që dëshiron Isco, janë rivalët e tyre, United që dëshirojnë t’i rrëmbejnë “Los Blancos” një tjetër emër me peshë. Bëhet fjalëv për mesfushorin Toni Kroos. Lojtari i Kombëtares Gjermane, kohët e fundit po përflitet shumë për një kalim të mundshëm në “Old Trafford”.

Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, pritet të bëjë një revolucion gjatë merkatos së verës duke larguar një numër të konsiderueshëm lojtarësh dhe njëri prej tyre mund të jetë pikërisht 28-vjeçari. Sipas spanjolles “Don Balon”, e cila njihet shumë mirë për gjetjen e transfertave të sakta, Kroos do të largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë verë për të zbarkuar në Manchester.

Po sipas kësaj gazete, ish-lojtari i Bayern Munich po merr seriozisht në konsideratë kalimin te skuadra e Jose Mourinho, me të cilin ka punuar edhe gjatë kohës kur portugezi drejtonte madrilenët. Nga ana tjetër “Don Balon” shkruan se Real Madrid ka vendosur në “radarë” Marco Verrattin e Paris Saint-Germain si zëvendësuesin e Kroos, më këtë të fundit kur të kalojë te Manchester United.

Mesfushori, i cili ka fituar 3 Champions League me Real Madrid, që ku u transferua në vitin 2014, ka qenë në një formë shumë të mirë edhe këtë sezon me fanellën e bardhë. 28-vjeçari gjerman ka realizuar 4 gola edhe është autor i 7 assist në të gjitha kompeticionet për skuadrën e Zinedine Zidane. Ndeshja e radhës në La Liga për madrilenët do të jetë ndeshja me Las Palmas, që në letër parashikohet një takim i lehtë për Realin e Madridit.

Related posts

SULMON ASHPËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Ish-trajneri Moggi: Flet shumë dhe do vetëm një gjë…

Delo.autor

THIAGO SILVA DEBUTOI ME GAFË NË PREMIER/ Shikoni gabimin e mbrojtësit brazilian që i kushtoi me gol (VIDEO)

Delo.autor

Nis “epoka” Montella në La Liga, ndihmësi Maresca drejton stërvitjen e parë

Q.Autor

Leave a Comment