Futboll La Liga Sport

“I lutem Zotit që unë dhe Neymar të luajmë te Real Madrid”

Korrikun e ardhshëm do të mbushë 18 vjeç, por Vinicius Junior është që tani një lojtar i Real Madrid dhe ai ëndërron që Neymar të bashkohet me të në “Santiago Bernabeu”.

Pak ditë më parë, dy lojtarët kanë publikuar në rrejtet sociale një fotografi ku kanë dalë bashkë. Popullariteti i kësaj dyshe është në rritje të vazhdueshme.

“Nëse Zoti do, unë dhe Neymar do të luajmë bashkë në Madrid”, ka thënë Vinicius në një intervistë të dhënë për “The Guardian”. “Dua që ai të transferohet në Madrid, sepse do të ishte një ëndërr për mua të luaja në krah të tij”.

“Është idhulli im dhe do të isha shumë i lumtur, nëse do të kisha një mundësi të luaja me të”, ka thënë braziliani i ri, i cili e di mirë se nuk e ka të sigurt vendin te madrilenët.

“Për momentin nuk jam askush dhe nuk kam bërë asgjë akoma”, ka thënë vetë ai.

Related posts

KËRKOHEJ NGA INTER/ Sulmuesi drejt rinovimit me klubin e tij italian

Delo.autor

ZYRTARE/ Mesfushori rinovon në La Liga, kontratë deri në vitin 2027

F.autor

Partizani përgatit ofertë/ Gega kontakton ish-kandidatin e kombëtares së Shqipërisë

Isa.Autor

Leave a Comment