Futboll

Skandali me pronat në Lezhë, futbollisti i Vllaznisë: E kam të trashëguar nga gjyshi

Futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota, ka reaguar për “BalkanWeb” lidhur me skandalin e pronave në Bashkinë Lezhë ku përmendej emri i tij si një nga shumë përfituesit.

Malota u shpreh: “Unë nuk kam asnjë lidhje me atë që flitet, është një gabim. E gjitha ka ndodhur se unë kam biznesin tim aty pranë, është një ngatërresë. Unë nuk njoh asnjërin dhe nuk kam asnjë lidhje me kryetarin e bashkisë të arrestuar.”

 

“Ajo është një pronë e imja të cilën e kam trashëguar nga gjyshi dhe vetëm se ndodhet aty pranë përmendet emri im. Unë jam një futbollist dhe nuk kam asnjë lidhje me shtetin.”

Ndërsa sa i takon lajmit për urdhër arrest Malota përgjigjet: “Unë nuk e kuptoj, jam në stërvitje me ekipin, nuk ka asgjë të vërtetë.”

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Atletiko Madrid firmos me sulmuesin portugez… (FOTO)

Delo.autor

OFERTA E FUNDIT E FRANCEZËVE/ PSG vazhdon negociatat me Juventus për shërbimet e Dybalas

Delo.autor

E PAZAKONTË/ “Janë të rëndë“, qipriotët e Anorthosis ankohen për topat e FSHF

Isa.Autor

Leave a Comment