Futboll Sport

Rusi 2018/ Ngjitur me Botërorin, por nuk e shohin dot

Më herët, Televizioni Publik Kombëtar bëri të ditur vendimin për të mos i transmetuar ndeshjet që do të luhen në vendin fqinj, ndërsa vetë agjencitë ligjzbatuese i paralajmëruan qytetarët që të mos nisen drejt Rusisë për të ndjekur evenimentin më të madh sportive sepse rrezikonin të bëheshin pre e sulmeve të huliganëve rusë.

Që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe shpalljes së dy republikave të pavarura në Luhansk dhe Donetsk, me mbështetjen e Rusisë, marrëdhëniet mes dy shteteve janë tepër të tensionuara. Muajin e kaluar, Federata Ukrainase e Futbollit vendosi të mos dërgonte asnjë zyrtar në Kongresin e 68-të FIFA-s që mbahej në Moskë por për të shmangur sanksione në të mori pjesë i dërguari me punë atje Ruslan Nimchinsky. Ukrainasit gjithashtu kanë refuzuar edhe biletat e dhëna nga FIFA përmes sistemit të kuotave për çdo federatë. Vetë skuadra kombëtare e futbollit u rendit e treta në grupin C në fazën kukalifikuese pas Islandës dhe Kroacisë duke mos u kualifikuar dot për në turne.

Javën e kaluar, vetë ministri i Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, i bëri thirrje bashkëkombasve të tij të mos udhëtonin për në Rusi gjatë Botërorit pasi nuk kishte siguri për ta dhe mund të përballen me grupe huliganësh të organizuar që do të jenë të gatshëm t’I vënë në shënjestër ukrainasit. “Provokimet janë të garantuara dhe askush nuk e merr përsipër sigurinë”, tha Klimkin në një deklaratë publike.


Edhe pse Rusia është përpjekur të hedhë poshtë alarmin e ngritur sidomos në mediet britanike për rrezikun e grupimeve të huliganëve, një prani e dukshme e ukrainasve në qytetet ruse mund të shërbente si shkak për të krijuar situata të rrezikshme për të gjithë të pranishmit në Botëror.

Related posts

Ky është ”tigri” i Elinës që mahniti publikun e Romës (FOTO)

Sadik.Autor

PËLQEN STILIN “TIKI-TAKA”/ BARCELONA pas SUPER mesfushorit të Leipzigit

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Barazim që ka ndjesinë e fitores për Atletico-n, Marseille me një këmbë në finale

Sadik.Autor

Leave a Comment