Futboll Seria A Sport

I JEP FUND IDESË SUPER LEAGUE/ Drejtuesi Marotta: Interi, Milani dhe Juventusi…

Giuseppe Marotta foli për mikrofonat e mediave të pranishme pas takimit të zhvilluar sot në Milano mbi temën Super League.

CEO i Inter njoftoi një pajtim midis 20 klubeve të Serie A pas ndarjes pas njoftimit të Juventus, Inter dhe Milan për të marrë pjesë në këtë garë që pa lindjen dhe zhdukjen në xhiron e 48 orëve:

“Ne u përballëm me çështje të ndryshme në një atmosferë me përzemërsi të madhe. Ne bëmë një analizë të futbollit italian në lidhje me futbollin evropian, përfundimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe pajtues në lidhje me aspektet që kishin krijuar këtë ngërç”.

Si përkthehet?
“Ideja e Super League është mbyllur. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e tyre për t’u vënë në dispozicion për të gjetur një model të qëndrueshmërisë”.

A mund të ketë ulje pagash?
“Edhe kostoja e punës është sigurisht një variant që ka një ndikim të madh në ekonominë e buxhetit”.

Pra, a ka bërë edhe Juventusi një hap mbrapa?
“Aspektet juridike sigurisht nuk më përkasin mua. Po e përsëris, tema Super League u kapërcye në një atmosferë me përzemërsi të madhe”.

Related posts

E DHIMBSHME/ Talenti i Manchester United: Depresioni më mori futbollin 1 vit. Lumturohesha kur shkoja në stol…

Delo.autor

E ARDHMJA E DONNARUMMA-S NË DILEMË/ Milan mendon për pasuesin e Gigio-s, vendos nën shënjestër portierin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Një tjetër firmë për Dinamon, ish-futbollisti i Flamurtarit prezantohet tek klubi kryeqytetas

Delo.autor

Leave a Comment