Futboll

Spanja dhe Italia të ‘çmendur’ pas mesfushorit të kombëtares shqiptare

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kamer Qaka është duke zhvilluar një edicion mjaftë të mirë në kampionatin rumun.

I grumbulluar së fundmi nga Christian Panucci në Kombëtaren shqiptare, Qaka ka treguar lojëra fantastike me skuadrën e tij Poli Iasi.

22-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje me fanellën bardh e kaltër ku ka arritur të bëjë dy asistime.

Kjo ka bërë që pas tij të vihen disa skuadra spanjolle në mesin e tyre Leganes, Getafe dhe Las Palmas.

Sipas medieve rumune lojtari po kërkohet edhe nga dy skuadrat e njohura në Rumani si Cluj dhe Craiova që po luftojnë për titull të kampionit.

Oferta e vetme zyrtare gjatë janarit për lojtarin ishte nga Craiova që kishte ofruar 300 mijë euro por që u refuzuan nga Poli Iasi.

Skuadra rumune për ta lënë të lirë Qakën po kërkon një shumë rreth një milionë euro.

Interesim për mesfushorin shqiptar kanë shfaqur edhe disa skuadra italiane në mesin e tyre Cagliari, Benevento dhe Verona.

Qaka ka kontratë me klubin rumun deri në qershor të vitit 2020.

 

Related posts

E BUJSHME/ Milan-Real Madrid: Benzema ZYRTARIZOHET javën e ardhshme

Isa.Autor

SFIDA FINALE NDAJ ANGLISË/ Mancini: Shpresoj të marr kënaqësinë që nuk pata mundësi si futbollist

Delo.autor

NUK NDALEN PROBLEMET/ Juventus ka gjetur buzëqeshjen në Champions, por lajmet e këqija vazhdojnë

Delo.autor

Leave a Comment