Futboll La Liga

Fitorja në minutat e fundit, Zidane flet përpara mediave

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave pas përfundimit të ndeshjes ndaj Leganes, ku ekipi i tij vetëm në fund të ndeshjes arriti të dalë me një fitore 0-1.

“Sonte nuk e kemi gjetur stilin tonë të lojës për shkak të mungesës së guximit, por ajo që më pëlqeu nga loja e sotme ishte fakti që skuadra u përgjigj pozitivisht. Në aspektin difensiv, kemi pasur një ndeshje të mirë.”

“Pjesa e dytë ishte më e mirë në lojë, por është normale një performancë e tillë, sepse kishim lojtarë që luajnë më pak. Në përgjithësi, nuk mund të them që bëmë një ndeshje të madhe, por morëm një rezultat të mirë. Në ndeshjen ndaj Villarreal luajtëm mirë dhe nuk shënuam, sot luajtëm keq dhe shënuam.”

“Ceballos më ka bindur. E zëvendësova sepse mori një goditje. Ishte e rëndësishme pastaj të shënonim, jemi të lumtur me rezultatin. Ne duhet të kemi durim dhe të besojmë se do të ecim përpara për të përmbysur situatën.”

“Nuk e di se sa gjatë do të mungoje Vallejo por ai ka marrë një dëmtim. Asensio shënoi dhe bëri një ndeshje të mirë. Jam i lumtur për të.”, përfundoi ai.

Related posts

Ish Presidenti i Realit: Perez dëshiron të largojë Ronaldon për Neymar

Q.Autor

NJË OFERTË E RE PËR MARASH KUMBULLËM/ Mbrojtësi nuk duket shumë i bindur

F.autor

PUSHTOI EUROPËN PËR 3 VITE/ Zinedine ZIDANE shijon jetën larg nga FUTBOLLIT

Isa.Autor

Leave a Comment