Futboll

“Stamford Bridge na bllokon pamjen”, Abramovich paguan një dëmshpërblim multimilioner

Nuk limit për fantazinë në botën e futbollit dhe rreth saj. Aq sa tani ka nga ata që kanë menduar të marrinnjë dëmshpërblim nga Chelsea për rindërtimin e stadiumit që do të mbulojë një pjesë të panoramës së shtëpisë së tyre, e ndërtuar në afërsi të impiantit. Kjo është historia e fundit që vjen nga Anglia dhe më saktësisht nga lagjja e Chelsea-it, aty ku ndodhet shtëpia sportive e “Bluve” që kanë të njëjtin emër.

Qëkur Roman Abramovich ka vendosur të rindërtojë stadiumin kaë shpërthyer polemikat nga ana e Nicholas, ish-punonjës banke, dhe bashkëshortes së tij, Lucinda, interior designer, të cilët janë ‘mbuluar’ nga zgjerimi i impiantit të ri. Çifti ka marrë një vizitë nga ana e kompanisë që merret me rikonstruksionin e “Stamford Bridge” për t’i informuar se strukturat e reja do të limitonin pamjen e tyre. Objektivi ishte të gjendej një marrëveshje pa probleme.

Por nuk ka ndodhur kështu, me çiftin që e ka kthyer situatën në favor dhe ka kërkuar një dëmshpërblim prej 20 milionë sterlinash nga klubi i Abramovich. Pronari i Chelsea ka thënë jo fillimisht, por ka ndryshuar mendim në vazhdim dhe ka provuar të negociojë. Chelsea është munduar të arrijë një marrëveshje mbi bazën e 1 milionë sterlinave, por që është refuzuar nga çifti që ka vendosur të vazhdojë luftën në gjyq.

Në fund, ka ardhur marrëveshja e shumëpritur dhe të dyja palët kanë bërë të ditur se kanë rënë dakord mbi shumë e dëmshpërblimit duke i hapur rrugë punimeve. Shifra është mbajtur sekret, por duket se tejkalon 1 milion sterlinat e ofruar fillimisht nga klubi londinez.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Reali fiton derbin dhe tregon kush është kampioni, Atletico mbetet në krye

Delo.autor

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mbrojtësi zyrtarizohet te skuadra tjetër e Superiores

Delo.autor

KATAR 2022/ Shqipëria lë pas Poloninë dhe renditet në vendin e tretë, ja klasifikimi në Grupin I…

Delo.autor

Leave a Comment