Futboll Sport

Franca kampione në “Rusi 2018”, ja tre detajet fatsjellëse për ekipin e drejtuar nga Deshamp

Francë – Belgjikë do të jetë njëra nga gjysmëfinalet e këtij Botërori, por francezët kanë nga ana e tyre edhe disa detaje fatsjellëse. Në 1998 “Gjelat” shpalleshin kampionë bote në Botërorin e organizuar në shtëpi. Ngjashmëritë me dy dekada janë të shumta, dhe mund të jenë një sinjal “hyjnor” për sa i përket “Rusi 2018”.

Ashtu si njëzet vjet më parë, Izraeli fitonte Festivalin Europian të Këngës, ose siç njihet Eurovizionin. Dana International me këngën e saj “Diva” shpallej fituese ashtu siç këtë vit ndodhi me Netën, e cila ngadhënjeu me këngën e saj “Toy”.

REAL – Në të njëjtat vite Reali i Madridit shpallet kampion Europe për klube. 20 vite më parë mundte në finale Juventusin, ndërsa në sezonin e fundit fitoi ndaj Liverpulit.

MBROJTËS- Me golin e Liliam Thuram ndaj Kroacisë (gjysmëfinale) në 1998 mbyllej saga e mbrojtësve të krahut goleadorë të Francës në Kupat e Botës. Njëzet vjet më pas, kjo “çështje” u rihap nga Benzhamë Pavar, i cili shënoi në një ndeshje me eliminim direkt siç ishte ajo ndaj Argjentinës. Futbolli nuk është matematikë dhe nuk po flasim për rregull treshi, megjithatë një shprehje e vjetër thotë se dy elementë përbëjnë një provë. Kjo Francë ka tre, konkluzionet gjithsecili mund t’i nxjerrë vetë.

Related posts

E BUJSHME NË ANGLI/ Ish kryeministri Blair, President i Premier Ligës?

Isa.Autor

PARALAJMËRON REAL MADRID DHE BARCELONËN/ Presidenti i La Liga-s: Duhet të keni frikë, sepse rrezikoni…

Delo.autor

NJË TJETË FITORE SPEKTAKOLARE/ Dyshja Lautaro-Lukaku mposht Torinon

Delo.autor

Leave a Comment