Futboll

Stephen Hawking dhe formula e penalltisë perfekte

Ka shkruar historinë e fizikës dhe ka lënë një boshllëk të madh. Pak kohë nga ndarja e tij nga jeta, Stephen Hawking, vazhdon të mbahet mend si një gjeni i madh dhe një tifoz i zjarrtë i futbollit. Përveç leksioneve të jashtëzakonshme dhe zbulimeve në lidhje me Universin, Haëking ka qenë edhe një njohës i madh i futbollit.

I ndarë nga jeta në moshën 76 vjeç për shkak të sklerozës laterale amiotrofike, ish-astrofizikani britanik ka treguar më shumë se një herë magjepsjen e tij ndaj futbollit. Në një intervistë të vjetër, para një pyetje për kombëtaren e Anglisë, Hawking ka befasuar bashkëbiseduesin e tij me një të dhënë interesante.

“Statistikat kanë treguar se kombëtarja jonë fiton më shumë kur vesh uniformën e kuqe. Kjo ngjyrë, në fakt, i jep më shumë besim atij që e zgjedh, dhe kjo konfirmohet nga disa studiues gjermanë që kanë zbuluar se kjo ngjyrë të shtyn të jesh më agresiv dhe dominues”.

Pasi ka dhënë këshilla për mënyrën e ekzekutimit të penalltive (duhen bërë shumë se tre hapa para ekzekutimit dhe duhet gjuajtur me pjesën e brendshme të këmbës) dhe pse paraqiten më mirë futbollistët pa flokë (“Ata pa flokë kanë më shumë mundësi për të shënuar në krahasim me kolegët”), Hawking ka dhënë këshilla edhe për modulin që duhej të përdorte Anglia.

“Kam analizuar të gjithë skemat e mundshme të lojës dhe kam arritur në përfundimin se moduli 4-3-3 është më i miri, që i jep më shumë avantazhe ekipit në profilin taktik dhe atë psikologjik. Për këtë arsye këshilloj trajnerin tonë që të heqë dorë nga skema 4-4-2 sa më shpejt. Të dhënat, në fakt, nuk gënjejnë: me skemën 4-3-3 shanset për të fituar rriten me 10%”.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ja si e festuan Tom Cruise dhe Beckham golin rekord dhe historik ndaj Italisë (VIDEO)

Delo.autor

Laps e letër në dorë, ”ekuacioni” i mbijetesës në Superiore

Sadik.Autor

FIFA i ndëshkoi me gjobë, reagon Granit XHAKA: I gëzuar dhe i relaksuar, nesër do të bëjmë gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment