Futboll

Mbrojtësi tremb Realin, konfirmon bisedimet me një klub të madh

Mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane konfirmoi zërat që qarkullojnë prej kohësh. Lojtari pëlqehet shumë nga Manchester United dhe këtë fakt e zbuloi edhe vet 24-vjeçari. Trajneri i “Djajve të Kuq”, portugezi Jose Mourinho e mori francezin gjatë kohës kur ishte te Real Madrid, dhe të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe tani që është te Manchesteri. Në një intervistë të dhënë për “El Larguero”, Varane pranoi interesin e ekipit anglez, por jo në mënyrë direkte.

“Ka pasur kontakte, por jo në mënyrë direkte” theksoi mbrojtësi. Në fakt ky repart ka qenë gjithmonë problematik për Manchester United, edhe pse që kur “The Special One” mori drejtimin e skuadrës ka shpenzuar rreth 110 milionë Euro për përforcime në këtë pozicion. Varane vesh fanellën e Real Madrid që prej vitit 2011 dhe ka kontratë me “Los Blancos”deri në Qershor të 2022.

Related posts

BOTËRORI 2018/ Russia shënon golin e dytë ndaj Arabisë Saudite

Sadik.Autor

KLUBI I CHELSEA-T MERR VENDIMIN/ Kontratë e re dhe 150 milionë paund për merkaton, ja dhuratat për Tuchel…

Delo.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT SPANJOLL NË DILEMË/ Nis dueli me kohën, Reali duhet të bindë kapitenin Ramos

Delo.autor

Leave a Comment