Futboll Premier League

Sulmuesi refuzon kontratën e re të ofruar nga Manchester City…

Gabriel Jesus nuk është gati të nisë bisedimet për kontratën e re me Manchester City, të paktën derisa të mbarojë kampionatin botëror, duke refuzuar të firmosë marrëveshjen që do t’i sillte 100 mijë euro në javë.

Që para Krishtlindjeve është folur se braziliani po bisedon me drejtuesit për kontratën e re, por mesa duket gjërat kanë “ngecur”.

Jesus merr 70 mijë euro në javë te Manchester City dhe ka një kontratë deri në vitin 2022. Marrëveshja e re që i ka propozuar klubi kryesues në Premier League është 100 mijë euro në javë deri në vitin 2023, por ai ka hezituar të firmosë…

City are keen to sign Jesus on a new long term deal despite injury concerns this season

20-vjeçari i ka thënë drejtuesve të City, nëpërmjet menaxherëve të tij, se do të ulet në bisedime për kontratën e re pasi të jetë mbyllur kampionati botëror në Rusi, ku ai pritet të jetë qendërsulmuesi titullar i Brazilit.

Jesus sapo është riaftësuar nga një dëmtim që e mbajti për gjashtë javë larg fushave të lojës. Flitet se ish-sulmuesi i Palmeiras është i kënaqur me trajnerin Pep Guardiola dhe ngrohtësinë e tifozëve të City, por nuk është i lumtur nga jeta në Angli. Ai garon për vendin e titullarit me Sergio Aguero…

Related posts

CHAMPIONS/ Milani dhe Juventusi në kërkim të fitores së parë, sonte në fushë zbret dhe Real Madridi

F.autor

DISFATA NDAJ FIORENTINËS NË “ALLIANZ STADIUM”/ Ronaldo: Rezultat i papranueshëm, por në fund ne… (FOTO)

Delo.autor

INTER E PRITI DERI NË FUNDIN E MERKATOS/ Moses zgjodhi… Rusinë për faj të Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment