Futboll

Superkupa 2020,UEFA inspekton punimet te “Arena Kombëtare”

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit ka konkurruar përsëri për të organizuar Superkupën e Europës për vitin 2020.

Dhe pikërisht për këtë fakt, të hënën e 12 marsit vjen në Shqipëri një delegacion me përfaqëuses të UEFA-s, që do të ndjekë nga afër punimet në stadiumin “Arena Kombëtare”, por edhe në kompleksin e quajtur “Shtëpia e Futbollit”, punimet e së cilës i inaguroi vetë Kryeministri Edi Rama.

arena kombetare
(Kantieri te Arena Kombëtare)

Interesimi i UEFA-s në këtë drejtim mund të sjellë ndonjë lajm të mirë për futbolldashësit në Shqipëri.

Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar më parë për zhvillimin e Superkupës së Europës të vitit 2019 në stadiumin e ri që po ndërtohet në kryeqytet, por nuk ia ka dalë ta sigurojë atë, teksa u zgjodh Stambolli.

Related posts

Juventusi kërkon ta riblejë Moratan, Mandzukic larg “Allianz Stadium”

Sadik.Autor

NDRYSHIME NË KLUB/ Isco mendon largimin nga Real Madridi

Isa.Autor

“SUPER LEAGUE KA VDEKUR”/ Legjenda Figo: Kritikat ndaj Ronaldos janë marrëzi, është më i miri

Delo.autor

Leave a Comment