Futboll La Liga

Ronaldo merr prej dore Real Madridin, dopjeta e tij thyen Eibar

Real Madrid ka fituar 2-1 në fushën e Eibar, në saj të dy golave të shënuar nga Cristiano Ronaldo, i cili ngjitet në kuotën e 18 golave në këtë kampionat, pesë më pak se golashënuesi më i mirë i La Liga, Lionel Messi, i cili nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme ndaj Malaga, sepse ka qëndruar pranë bashkëshortes teksa ka ardhur në jetë djali i tij i tretë, Ciro.

“Los Blancos” kanë 57 pikë, kur mbeten edhe dhjetë javë nga fundi, ndërsa Barça kryesuese ka 12 pikë më shumë dhe ka luajtur një ndeshje më pak

Real Madrid e gjeti golin e avantazhit kur u mbush gjysmë ore lojë. Luka Modric dha një top të gjatë të shkëlqyer që gjeti Cristiano Ronaldo dhe portugezi nuk gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar. Në minutën e pestë të pjesës së dytë, Eibar barazoi gjatë një goditje nga këndi, ku Ramis kërceu më lart se të gjithë.

 

Real Madrid i kishte fituar të tre ndeshjet e mëparshme në fushën e Eibar me një mesatare golash të shënuar 3.3 për ndeshje. Edhe këtë herë historia nuk ndryshoi. Pesë minuta para fundit “CR7” bëri diferencën duke shënuar golin e fitores. Sulmuesi portugez u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur duke shënuar me kokë pas krosimit të Dani Carvajal.  Ky ishte goli i tij i 13-të në shtatë ndeshjet e fundit.

Related posts

NË KËRKIM PËR ZËVENDËSUESIN E HANDANOVIC/ Inter kërkon portierin e Juventus, “Zikaltërit” ofrojnë në këmbim…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Besnik HASI trajner në Arabinë Saudite, drejtuesit nuk e dinë që është SHQIPTAR (FOTO)

Isa.Autor

UMTITI NUK ËSHTË I LUMTUR TEK BARCELONA/ Ja klubi që po interesohet për francezin

Delo.autor

Leave a Comment