Futboll

Talenti “revoltohet” ndaj trajnerit: Zgjodha Shqipërinë që të luaj, Bushi nuk më aktivizoi fare

Futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa, është shprehur tejet i pakënaqur me trajnerin e Shqipërisë U21, Alban Bushi, pasi në dy takimet me Sllovakinë U-21, Bushi zgjodhi që të mos e aktivizonte fare lojtarin që luan në Bundesligën 2 me Kaiserslautern.

Mustafa duket shumë i pakënaqur nga zgjedhja e trajnerit Bushi dhe shqetësohet se mungesa e minutave do të ndikojë edhe në aktivizimin e tij me ekipin gjerman

“U ktheva në Gjermani pa luajtur fare. Nuk jam i lumtur, por kjo do të më ndihmojë shumë për ta zënë vendin në formacion. Për të luajtur e kam zgjedhur Shqipërinë, shpresoj që Bushi (trajneri) do të më jep hapësirë në të ardhmen”

 

Related posts

HABIT ME DEKLARATËN Agjenti i Lukakut zbarkon në Milano: Nuk jam këtu për yllin Romelu, por…

Delo.autor

MERKTATO/ Chelsea kërkon përforcime në mesfushë, hyn në garë për futbollistin e Nice

Q.Autor

KATAR 2022/ “Air Albania” pritet “zjarr”, Shqipëria “presion” Polonisë me tifozë

Delo.autor

Leave a Comment