Futboll Seria A Sport

HABIT ME DEKLARATËN Agjenti i Lukakut zbarkon në Milano: Nuk jam këtu për yllin Romelu, por…

Agjenti i Lukakut, Frederiko Pastorelo është parë ditën e sotme në zyrat e Interit, por kjo ka shqetësuar tifozët zikaltër të cilët kanë aluduar për një largim të mundshëm të belgut.

Por në daljen e tij nga selia e Interit, Pastorelo ka shuar të gjitha zërat duke treguar dhe arsyen e vërtetë të pranisë së tij në selinë e Interit.

“Sot kemi bërë një përmbledhje të situatave të ndryshme, mendoj se Interi është i sigurt për të ardhmen e Lukakut. Ai momentalisht ndodhet me pushime dhe nuk ka asnjë problem.

Erdha të flas për Keita Balde, Interi është i interesuar për të. Inzagi e njeh mjaft mirë dhe tani të shohim’’, tha Pastorelo.

Agjenti zbulon kështu një objektiv të Interit, i cili është sulmuesi Keita Balde. Senegalezi aktualisht aktivizohet tek Sampdoria, por më parë ka qenë pjesë e Interit në sezonin 2018-2019.

Related posts

Mourinho sinjale dashurie skuadrës: Jam gati për këtë vendim me ta

Sadik.Autor

DOMINIM I FRIKSHËM I SPANJËS/ Kombëtarja e Bushit ia hedh “paq” me vetëm… 3 GOLA

Isa.Autor

IRANI NUK HEQ DORË NGA BOTËRORI/ “Driblon” SHBA, futet në negociata me FIFA-n

F.autor

Leave a Comment