Futboll

Teuta shkurton diferencat, Hila nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë

Lushnja 2-1 Teuta

14′, 34′ Canka / 45′ Hila

Minutë pas minute

45’ Arbitri i katërt akordon tre minuta shtesë.

45’ Goooool Hila shënon nga penalltia dhe ngushton diferencën e golave.

41’ Teuta hidhet në sulm. Trajneri largon Bilalin nga fusha dhe fut Krujën.

34′ Gooool Canka “show”, sulmuesi shënon përsëri dhe dyfishon rezultatin.

29’ Goditjen e mori përsipër Hrkaç, por nuk mundi ta kalonte dot murin ai.

28’ Teuta fiton një faull shumë afër portës së Lushnjës.

22’ Mesfushori i Lushnjës, Gava, ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj arbitrit.

19′ Pepa kishte mundësi të dyfishonte rezultatin pas një krosimi të Sefës, por goditja e tij nuk kishte forcën e duhur.

14’ Gol i befasishëm nga Mikel Canka. Kapiteni realizon një gol nga jashtë zonës. Portieri Moçka nuk arriti ta kontrollojë dot topin.

6’ Rasti i parë i rrezikshëm i përket Teutës. Qendërmbrojtësi Bilali nuk arriti të devijojë si duhet një krosim që i erdhi nga krahu i majtë.

5’ Goditje dënimi në favor të Teutës, Një faull i shkaktuar nga Enriko Papa në dëm të Dediç.

1′ nis ndeshja në Lushnjë/ panorama sport

Në Lushnje vendasit të cilët tashmë kanë dalë jashtë objektivit presin Teutën për të diskutuar sfidën e vlefshme për javën e 26 të Superligës.

Para sportdashësve të tyre Lushnja do të kërkojë të bëjë një paraqitje pozitive për të ndërprerë edhe ecurinë negative prej 7 humbjesh radhazi. Nga ana tjetër durrsakët janë të detyruar të dalin me 3 pikë nëqoftëse pretendojnë për të shpëtuar kategorinë.

FORMACIONET ZYRTARE

LUSHNJA: Bejte, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Branica, Gava, Papa, Mone, Canka, Pepa. Trajner: DritanÇuko

TEUTA: Moçka, Gjeorgjevski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkac, Beqja, Hila, Lajthia, Latif, Dedic. Trajner:Gentjan Begeja

Related posts

“SA MIRË QË U KUALIFIKUAM”/ Ish-mesfushori Fabregas: Sa shumë vuajtje te penalltitë, tani i kuptoj prindërit…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Serie A mbetet “peng” i Covid-19, datë e re për rifillimin e sezonit

Delo.autor

“STADIUMI I RI PO ECËN ME RITME TË MIRA”/ Presidenti Gjici: Ja kur do të jetë gati impianti modern…

Delo.autor

Leave a Comment