Futboll

Tension në Laç, Kamza mbetet me 10 lojtarë

45′ Përfundon pjesa e parë

37′ Ymeraj provon të befasoj me një parabël, por topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Nika fiton dyluftimin e shpejtësisë me Fukuin në të djathtë dhe kroson në zonë, por pret portieri Avdyli.

22′ Rifillon takimi në Laç.

19′ Trajneri Ramadan Ndreu tërheq skuadrën, dhe pretendon pë gjykim të njëanshëm.

18′ Tension në Laç, Erlis Frashëri ndëshkohet me karton të kuq për protesta.

17′ Tjetër karton i verdhë për Çukoviç, pas ndërhyrjes së gabuar ndal Uzunit.

15′ Karton i verdhë për Bruno Arrabal, i cili bëri një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

11′ Rasti i dytë i rrezikshëm për Kamzën. Sebino Plaku provon me një gjuatje nga jashtë zonës, por topi ndalet nga traversa.

8′ Pranë golit Kamza me anë të Masato Fukuit, gjuajtja me kokë e mesfushorit është ndalur në mënyre mjeshtërore nga portieri Selmani.

6′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin, pas krosimit të Uzunit, Lulaj i vetë brenda zonës nuk ka arritur të devijojë topin drejt rrjetës.

1′ Nis ndeshja në Laç / panorama sport

Laçi pret sot në shtëpi skuadrën e Kamzës për të diskutuar sfidën e vlefshme për javën e 26 të Superligës.

Kurbinasit vijnë pas një fitoreje me Lushnjën dhe sot përpara spektatorëve të tyre do të kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive për të konsoliduar edhe vendin e tretë në renditje.

Nga ana tjetër Kamza vjen pas një barazimi 2-2 në Vlorë kundër Flamurtarit dhe sot do të kërkojë të paktën të mos dalë pa pikë, për të synuar një vend në Kupat e Europës.

Formacionet zyrtare

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqai, Gjoni, Sefgjinaj, Lulaj, Lushkja, Eskerda, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Kamza: Abdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Idrizaj, Ymeraj, Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç.

Trajner: Ramadan Ndreu

Related posts

“KAM PARË SHERRE ME PISTOLETA, THIKA DHE SHISHE”/ Sulmuesi rikthehet te katalanasit: Jam rritur mes drogës e bandave

Delo.autor

KOMENTATORI ARAB NUK I REZISTON DOT/ “Shkrihet” pas tifozes ruse. Shikoni kur i këndon live (VIDEO)

Delo.autor

BASHKËPUNOI PËR 5-VJET ME FIFAN/ France Football nga 2024 do ta organizojë “Topin e Artë” me UEFA-n

F.autor

Leave a Comment