Futboll

Thomas Muller tregon sekretin për t’u bërë futbollist…

“Ylli” i Bayern Munich dhe Gjermanisë, Thomas Muller, ka treguar sekretin për t’u bërë një nga futbollistët më të mirë të planetit: sakrificë, dhimbje dhe mbi të gjitha dëfrim. I piketuar nga vëzhguesit e talenteve të Bayern që kur ishte 10 vjeç, Muller është rritur në klubin bavarez dhe ka fituar gjithçka të mundshme në karrierën e tij: gjashtë tituj në Bundesligë,  Kupa të Gjermanisë, një Champions Leauge dhe trofeun e Kupës së Botës në vitin 2014.

28-vjeçari është idhulli i tifozëve të Bayern dhe kur u pyet nga një fëmijë se cili është sekreti për t’u bërë futbollist i famshëm, ai u përgjigj në këtë mënyrë, me një buzëqeshje në fytyrë…

“Duhet të sakrifikosh, të heqësh dorë nga shumë gjëra dhe të vuash pak, të durosh dhimbjet e ndryshme, por mbi të gjitha të mos e humbasësh kurrë kënaqësinë për të luajtur futboll. Duhet të nxjerrësh energji pozitive sa herë e në fushën e lojës dhe më pas gjithçka është e mundur.

Që kur isha fëmijë kam qenë tifoz i Bayern dhe mbaj mend që në moshën 10 vjeç i thashë mamasë: më ço të bëj një provë në klubin e Bayern. Që nga ajo ditë kam qenë gjithmonë aty, pjesë e skuadrës që dashuroj.” Muller ka luajtur më shumë se 300 ndeshje për Bayern që kur trajneri Jurgen Klinsmann i dha mundësinë e debutimit në sezonin 2008/09.

Related posts

ZYRTARE/ Portieri i Mançester Sitit merr pasaportën kosovare (FOTO)

Isa.Autor

Kanë 4 ndeshje pa shënuar gol/ REALI përgatitet për surprizën e madhe në MERKATO

Isa.Autor

E TRISHTË/ Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spital futbollisti Rafael Dwamena

F.autor

Leave a Comment