Futboll Sport

Ergys Kaçes: Te Panathinaikosi më ndihmoi Bledar Kola, dua vetëm që të luaj

Në një intervistë për “Leoforos.gr”, Ergys Kaçe është shprehur se nëse Panathinaikosi do të kishte mbështetjen e duhur financiare dhe administrative, gjithçka do të ishte shumë më ndryshe në këtë ekip.

“Në momentin kur erdha në ekip, më pritën shumë mirë mua dhe Mistakidis. Më ndihmoi shumë edhe Bledar Kola që të përshtatem këtu. Panathinaikosi ka pasur vështirësi, por ne vendosëm të luanim me mundësitë tona.

Është e vështirë të kesh motivimin e duhur në të tilla kushte. Qëndrimi? Unë dua vetëm që të luaj dhe të kem vazhdimësi. Nëse do të ishte në dorën time sigurisht që mund të qëndroja, por nuk vendos unë për të ardhmen”, ka thënë Kaçe.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Atleti Smajlaj para garës: Problem me gjumin, por ndjek rekord për finalen

Delo.autor

DISFATA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Trajneri Koeman bën mbledhje tek Barcelona. Ja çfarë ndodhi…

Delo.autor

ÇFARË RREZIKU/ SALAH ka vendosur një bast, në “tryezë” është EGJIPTI

Isa.Autor

Leave a Comment