Futboll

The Times: Anglia paralajmëron bojkot të botërorit ‘Rusi 2018’. Shpreson Italia…

Zyrtarët britanikë janë duke biseduar me aleatët amerikanë dhe ata evropianë për t’u koordinuar lidhur me masat hakmarrëse të cilat mund të zbatohen nëse vërtetohet se Moska është mbrapa helmimit të ish-spiunit rus, Segei Sripal dhe vajzës së tij, Yulia, në Salisbury, kanë raportuar mediat britanike.

Gazeta The Times, ka thënë se kundërmasat mund të përfshijnë gjithçka, duke nisur nga bojkotimi i kampionatit të futbollit për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi, deri të rritja e numrit të trupave të NATO-s, të vendosur në krahun lindor të aleancës ushtarake.

“Mundësi të shumta janë duke u diskutuar”, është cituar të ketë thënë një zyrtar britanik.

Hetimi lidhur me tentim-vrasjen e Skripal dhe vajzës së tij tani janë në ditën e shtatë.

Nëse Anglia do të vendosë që të bojkotojë Botërorin ‘Rusi 2018’, rriten shpresat për kombëtaren Italiane

Related posts

SHËNON dhe FESTON si Xhaka e Shaqiri/ Asllani: Është SHQIPONJA e Shqipërisë dhe…

Isa.Autor

ADMIRUES I MADH PËR “PLESHTIN”/ Klopp zbulon lojtarin e vetëm të cilit i ka kërkuar një ‘selfie’ (FOTO)

Isa.Autor

“Mbyllni gojën të gjithë, tani po festojmë ne dhe shumë” (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment