Futboll La Liga Sport

NDESHJA ME “QYTETARËT” NË CHAMPIONS / Real Madrid duhet të kalojë në “vrimë të gjilpërës” prej Covid-19

Mbretëria e Bashkuar njoftoi të shtunën e kaluar se po rivendoste 14 ditët e karantinës për njerëzit që vinin nga Spanja. Një masë për të ndaluar Covid-19, por që nuk rrezikon Manchester City-Real Madrid, ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Champions-it, e planifikuar të zhvillohet në qytetin anglez më 7 gusht. Ministri britanik i kulturës konfirmoi se ngjarjet sportive janë të përjashtuara nga karantina e detyrueshme për ata që vijnë nga Spanja. Këtë të hënë, Hugh Elliot, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Spanjë, shpjegoi arsyet pse Real Madridi mund ta luajë ndeshjen në Manchester pa iu nënshtruar karantinës, megjithëse siguroi se, fakti që shkel në tokën britanike, nuk do të thotë liri lëvizjeje për skuadrën e bardhë:

“Ekziston një listë përjashtimesh nga karantina. Sportistët elitë bëjnë pjesë në atë listë. Megjithatë, duhet të insistoj se nuk ka liri absolute për Real Madridin në tokën britanike. Lëvizjet do të kontrollohen, do të jenë vetëm në funksion të ndeshjes, për të ulur rreziqet. Sot nuk mund të them se kur do ta heqim këtë masë karantine, sepse vazhdimisht po shohim shifrat e të prekurve”.

UEFA nuk e komentoi situatën, por burime nga organi më i lartë europian i futbollit thanë se kjo ndeshje është në duart e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila tashmë ka konfirmuar se do të luhet në “Etihad”, më 7 gusht, siç ishte planifikuar, pas dyerve të mbyllura dhe nën protokollin e sigurisë që UEFA po harton. Një protokoll që do të bashkohet me atë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Një gjë është e sigurt: Real Madridi do të monitorohet rreptësisht në ekspeditën britanike, duhet të kalojë në “vrimë të gjilpërës” prej Covid-19.

Related posts

BASHKËPUNIMI/ Tre presidentë shqiptarë futbolli “lidhin besën” në Prishtinë

Isa.Autor

“NUK DO TË UDHËTOJ DREJT OHRIT”/ Rrëfehet mesfushori Bardhi: Ju tregoj të vërtetën me Partizanin

Delo.autor

(VIDEO) PSG-Rennes, Neymar dhe Mbappe shënojnë për parizienët

Q.Autor

Leave a Comment