Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ “Blutë e Londrës” ofron 30 milionë euro për yllin sulmues të Bournemouth

Olivier Giroud e Alvaro Morata nuk bindin më trajnerin Maurizio Sarri, që kërkon me çdo kusht përforcime në sulm për të ruajtur hapin e skuadrave më të mira në Premier League. Dy sulmuesit kanë afat deri më 31 dhjetor për të bindur skuadrën se mund të vazhdojnë të jenë pjesë e “bluve” të Londrës, në të kundërt do të ngrohin stolin ose do të largohen.

Sipas të përditshmes britanike “The Express”, skuadra londineze është gati të shpenzojë 30 milionë stërlina për sulmuesin e Bournemouth, Callum Wilson, që këtë sezon po shkëlqen në kampionat, duke realizuar deri më tani 8 gola e 5 asist për ekipin e tij. Sulmuesi 26-vjeçar po kalon një moment të mirë dhe është gati për t’u transferuar në një ekip të madh, ku mund të bëjë diferencën.

Këtë sezon, Wilson është aktivizuar ne 16 ndeshje në kampionat, duke qenë vendimtar për Bournemouth me paraqitjet e tij. Madje ai debutoi me gol edhe me kombëtaren e “3 luanëve” muajin e fundit, në miqësoren që Anglia luajti ndaj Amerikës, ndaj transferimi i te Chelsea që në merkaton e janarit nuk do të jetë më një surprizë.

Related posts

“PLAS” TEK JUVENTUS/ Tifozët kontestojnë me parulla klubin “bardhezi”, ja arsyeja…

Delo.autor

“KEMI NISUR BISEDIMET PËR…”/ E ardhmja e Neymar dhe Mbappe, Presidenti i PSG-së tregon çfarë do të ndodhë

Delo.autor

INTERI MENDON PËR PASUESIN E HANDANOVIÇ/ Pëlqehet portieri i skuadrës së madhe në Serinë A

F.autor

Leave a Comment