Futboll

Titulli i hequr, CAS vendos më 13 prill për Skënderbeun

Drejtuesit e skuadrës të Skënderbeut vendosën që ta apelonin vendimin në dyert e organit më të lartë të drejtësisë sportive, pasi e cilësonin atë si të padrejtë. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë CAS, pra se cilës palë do t’i japë të drejtë, FSHF-së apo klubit bardhekuq. Nëse gjyqi fitohet nga qeveria e futbollit në vend, atëherë do t’u duhet të shqyrtojnë mundësinë për t’ia dhënë titullin ekipit që është renditur i dyti, Partizanit.

15-herë kampionët e vendit kanë shprehur hapur pretendimet se u takon atyre trofeu i sezonit 2015-2016, por FSHF ka qenë e detyruar të presë një vendim përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Nëse kjo e fundit do të vendosë në favor të korçarëve, atëherë titulli do t’i kthehet Skënderbeut.

Related posts

Dalipi flet për problemet: Ja si është situata me Çanin dhe Telushin

Sadik.Autor

EMOCIONUESE/ Barcelona publikon videon kur Suarez u fut për herë të fundit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

“ÇELËSI ËSHTË MESSI”/ Projektohet shkëmbimi i madh Neymar-Griezmann

F.autor

Leave a Comment