Futboll

Sampaoli i Argjentinës: Sikur të kisha Balotelli-n në skuadrën time…

Trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli insiston se do të kishte shumë dëshirë të kishte një lojtar si Balotelli në skuadër.

Trajneri i përkohshëm i Italisë luigi Di Biagio nuk e ka grumbulluar Super Marion, megjithëse po kalon një formë të mirë në Francë gjatë dy viteve të fundit.

“Do tëkisha dëshirë të kisha Balotelli-n si lojtar,” shprehet Sampaoli në konferencën për shtyp

“Jemi duke folur për një lojtar të madh, me aftësi dhe pasion për futbollin. Këto janë arsyet pse e admiroj.”

As kapiteni i Inter Icardi he as Dybala i Juve-s nuk janë grumbulluar me Argjentinën, dhe mesa duket shanset që ata të shkojnë në kombëtare nuk janë të mira.

“Ne mendonim se Dybala ishte një nga më të mirët e kombëtares, por koha ka kaluar dhe ai nuk ka arritur të përshtatet me idetë e mia. Edhe çështja e Icardi-t është e njëjtë me atë të Dybala. Ai sapo ka shënuar katër gola dhe është konstant çdo fundjavë por kombëtarja dhe Inter ndryshojnë.

“Nuk e përjashtoj grumbullimin e tij por duhet të bëjmë zgjedhjet më të mira për ekipin.”

Related posts

“NDAJ NAPOLIT DO TË JETË SFIDË IMPENJATIVE”/ Conte: Kritikat? Kam kuptuar se pavarësisht gjithçkaje…

Delo.autor

KURORËZOHET ME MARTESË/ Mesfushori Verratti i jep fund beqarisë dhe fton në dasmë… Ibrahimovic (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kastrioti, Ka nisur sfida në “Niko Dovana”

Delo.autor

Leave a Comment