Futboll

Tragjedi për ish-portierin e Spanjës, ndahet nga jeta djali i tij 5-vjeçar

Ndonjëherë jeta mund të jetë shumë e padrejtë dhe të të lërë pa fjalë, por më shumë dhimbje. Ky është edhe rasti i ish-portierit të Valencia, Canizares, i cili sot në mëngjes humbi djalin e tij 5-vjeçar, Santiago.

Vogëlushi vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rënde dhe dukej sikur ishte rikuperuar, por kohët e fundit gjendja e tij u përkeqësua duke humbur kështu edhe betejën me jetën. Lajmin për këtë ngjarje tragjike e bëri vet të ditur ish-lojtari, përmes një postimi shumë të ndjerë në “Twitter”:

“Djali im Santi vdiq, mendoj se më takon mua t’iua them, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha mesazhet mbështetëse dhe ngrohtësie që kam marrë gjatë këtyre muajve.

U nis i rrethuar nga paqja, dhe duke e përmbushur misionin e tij gjatë këtyre 5 viteve që na shoqëroi.” Ishte ky mesazhi prekës i Canizares në rrjetin social për të dhënë lajmin që askush nuk do të donte ta lexonte.

Pak më vonë reagoi edhe bashkëshortja e tij, Mayte Garcia, e cila shkruajti: “Dashuria ime, jeta ime, engjëlli im. Faleminderit për gjithçka që më mësove dhe për paqen që le tek unë. Do të marrë frymë dhe jetoj për ty. Gjithmonë me mua. TË DUA.” Edhe mbrojtësi i Real Madrid, Sergio  Ramos la një twitt shumë të ndjerë “Ndjenja më e keqe për një prind”

Related posts

“NË LAÇ VENDOSO GJYKIMI”/ Krymi: Duam që Kupa të mbetet në Shkodër

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Habit Florentino Perez: Presidenti i duhur për REALIN do të jetë…

Isa.Autor

VIDEO E RRALLË/ Mbappe tifoz me MILANIN, dikur mbante veshur fanellën e këtij SUPER lojtari (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment