Të tjera

Tragjedia, një 17-vjeçar ndërron jetë teksa stërvitej në pishinë

Një tjetër tragjedi ka pushtuar sportin italian, këtë herë në sportin e notit. Një 17-vjeçar, Mario Riccio, ka patur probleme shëndetësore gjatë kohës që ishte duke u stërvitur në pishinë dhe ndërroi jetë pa patur mundësi të shkojë në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Caivano, në Napoli, në qendrën sportive “Delphinia”.

Një djalosh që ishte teseruar me skuadrën e Acquachiara, ka patur disa shqetësime gjatë kohës që stërvitej në pishinë dhe, megjithë ndërhyrjen e shpejtë (kryesisht të trajnerit të tij), ai ndërroi jetë, ndërkohë që as debrifilatori që u përdor nga mjekët që mbërritën në vendngjarje nuk bëri punë.

Policia italiane ka nisur një hetim dhe pritet që autopsia të zbulojë shkaqet e kësaj tragjedie.

Related posts

NIS GRAND SLAM “US OPEN”/ Flet tenisti Roger Federer: Ekipi im është familja ime e dytë, ja objektivi…

Delo.autor

Dopingu në peshëngritje, Qerimaj përfiton medaljen e bronzit

Q.Autor

Zhvillohet kampionati i moshave në peshëngritje, ja kampionët e 2018-ës

Sadik.Autor

Leave a Comment