Futboll

Trajnerët shqiptarë bëjnë ligjin në Kosovë, Josa dhe Shkëmbi në “luftë” për titullin kampion

U luajtën ditën e sotme 5 takimet e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit kosovar. Prishtina e Mirel Josës, vazhdon serinë e rezultateve pozitive, duke u shkëputur në krye. Kryeqytetasit mposhtën Besën e Pejës me rezultatin 1-3. Mankenda, Dallku dhe Januzi ishin autorët e golave për bardheblutë, ndërsa për vendasit shënoi Qorraj.

Një fitore spektakolare edhe për Lirinë e Bledi Shkëmbit, e cila mposhti në transfertë Llapin me rezultatin 0-2, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes. Domgjoni dhe Magani ishin autorët e golave për skuadrën nga prizreni.

 

Nuk ka pasur të njëjtin fat si dy teknikët e tjerë shqiptarë, Gugash Magani. Trepça e tij barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1 ndaj Dritës. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 83-të, ndërsa në minutën e 88-të, Manaj barazoi shifrat. Në sfidat e tjera, Gjilani mposhti Vllazninë Pozheran 1-0, ndërsa Vellaznimi triumfoi 2-0 ndaj Flamurtarit.

Related posts

BARCELONA PAGUAN KLAUZOLËN PËR GRIEZMANN/ Ja çfarë shkruajnë 7 mediat e mëdha

Delo.autor

NGA OPERACIONI TEK SHPËRTHIMI NË FUSHË/ Sulmuesi 21-vjeçar: Shpallem golashënues…

Delo.autor

DONIN TIFOZË PRANË SKUADRËS SË TYRE/ Shikoni gjetjen e veçantë nga shteti europian

Delo.autor

Leave a Comment