Futboll

Trajneri aktual i Shqipërisë, kur Barça ndëshkohej nga Kristian Panuçi

Historia e futbollit regjistron disa përballje mes Romës dhe Barcelonës. Nëse nga hera e fundit në memorie ka mbetur goli i Florencit nga mesi i fushës, për verdhekuqtë 17 vite më parë ka shënuar edhe Kristian Panuçi.

Trajneri aktual i Shqipërisë, në periudhën në fjalë ishte pjesë e ekipit nga kryeqyteti italian dhe pikërisht ndaj katalanasve gjente një gol që bëri të heshte stadiumin “Kamp Nou”.

Verdhekuqtë udhëhoqën deri tetë minuta nga fundit, kur Barça gjeti golin e barazimit me holandezin Patrik Klaivert, me ekipet që ndanë nga një pikë pasi ndeshja ishte e vlefshme për fazën në grupe ku së bashku me dy ekipet ishin edhe Liverpuli me Galatasarain.

Related posts

E PABESUESHME NË SERIA/ Arsyeja e anullimit të golit është befasuese (VIDEO)

Delo.autor

EFEKTI RONALDO/ Parma i çon në “stratosferë” çmimet e biletave për ndeshjen me Juventusin

Sadik.Autor

PARASHIKIMI-SKEDINA/ Këto janë ndeshjet që mund t’u bëjnë me para sot! (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment