Futboll Seria A Sport

EFEKTI RONALDO/ Parma i çon në “stratosferë” çmimet e biletave për ndeshjen me Juventusin

Transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi, ka rritur ndjeshëm shikueshmërinë e Serisë A. Edhe klubet rivale po e shfrytëzojnë këtë fakt.

Klubi i Parës, e ka tepruar disi teksa ka vendosur të rrisë në mënyrë drastike çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit që do të zhvillohet në datën 2 shtator, e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.

Nga 25 euro që kushtojnë normalisht, ndaj Juventusit bileta do të kushtojë 178 euro duke u rritur me 600 %. Ndërsa një abonim vjetor në stadium kushton 190 euro. Tifozëve iu intereson më shumë të bëjnë abonimin vjetor se sa të sigurojnë një biletë për ndeshjen ndaj Juves.

 

Related posts

FITOI EUROPA LEAGUE ME CHELSEA/ Shpallet lojtari më i mirë në këtë kompeticion…

Delo.autor

Juventusi udhëheq garën për transferimin e Forsberg

Sadik.Autor

AKORDI LAUTARO-BARCELONA/ ​​5 lojtarë Blaugrana janë vendosur në tryezën e Interit, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment