Futboll

Tranieri Pacult: Presidenti Gjici erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na…

“Mendoj që problemi ishte se të dyja ekipet luftonin për diçka. Teuta lufton për mbijetesë, ndërsa ne duam të mbajmë vendin e dytë. Nuk e filluam mirë ndeshjen. Na ka munguar agresiviteti në fillimin e ndeshjes dhe pasimet e mira. Ekipi u zgjua nga gjumi pas golit të parë të Teutës.

Në 20 minutat e fundit tentuam barazimin dhe për fat të mirë e gjetëm. Sot kishim edhe presidentin në dhomat e zhveshjes, i cili e motivoi shumë ekipin.

Me këtë atmosferë dhe motivim, zhvilluam një pjesë të dytë mjaft të mirë. Shënuam 2 gola, avancuam 3-1, mendoj që nëpërmjet Gurit kishim rast të shënonim sërish golin e tretë. 10 minutat e fundit shkuan ashtu siç shkuan. Dy golat e Gurit? Mendoj se sulmuesi ynë ishte shumë i rëndësishëm në këtë ndeshje.

Nga java në javë, ai po rritet. Goli i dytë i Gurit ishte klas më vete. Problemet në mbrojtje? Si çdo trajner, do të doja ta kisha mbrojtjen e plotë.

Për fatin e keq kemi pasur mungesa dhe nuk kemi arritur të luajmë me një mbrojtje stabël. Shpresoj që në javët e mbetura të kampionatit të jemi të gjithë. Pozicioni i Shkodrës?

Kur kam ardhur këtu, kam parë videot e Shkodrës dhe e kam ditur që roli i tij natyral është mbrapa sulmuesit, por në atë rol kemi pasur një ide me Bakajn, ndaj e kam aktivizuar para mbrojtjes. Mendoj që mbrapa sulmuesit do të luajë në vazhdim dhe do të japë maksimumin e tij.”

Related posts

NUDO DHE SENSUALE/ “KAFSHON” Wanda Nara: “Nuk jam peshkaqen… por kritikoj Icardin”

Isa.Autor

“EL CLASICO”/ Depay: Është një ëndërr, kam një dëshirë të madhe të përballem me Real Madrid dhe…

Delo.autor

U FTUA sërish nga PANUCCI/ Klubi italian bëhet krenar për emrin e lojtarit KUQEZI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment