Futboll

Skënderbeu nuk ndalet, talenti korçar transferohet në Spanjë

Dean Lico do të transferohet te Leganes në Spanjë.

Po kryhen dhe procedurat e fundit, mes klubit të Skënderbeut që zotëron kartonin e lojtarit dhe Leganes, për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm që Liço të zyrtarizohet në skuadrën spanjolle.

Mësohet nga burime të sigurta pranë lojtarit, se 18-vjeçari brenda dy ditësh do të marrë vizën.

Kujtojmë që Dean Liço është pjesë e Skënderbeut B, ndërsa tashmë bëhet e ditur që talenti korçar do të transferohet në Spanjë.

Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu kryen një transferim të bujshëm, pasi politikat e klubit korçar janë të tilla. Vlen të përmendim Olainkën që u shit për shifrën 1.1 milion euro në Belgjikë apo Bernard Berishën në Rusi për 400 mijë euro.

Related posts

Emery zbërthen Arsenalin e tij dhe zbulon objektivin e “topçinjve”

Sadik.Autor

OBJEKTIVI KRYESOR PËR KINEZIN YIFANG/ Wilfried Zahas i ofrohen 12 milionë euro në vit për të luajtur jashtë Europës

Delo.autor

U ZËVENDËSUA DY HERË BRENDA NDESHJES/ Mateus kritikon lojtarin e Bajernit: Prandaj e hoqi Guardiola

Delo.autor

Leave a Comment