Futboll

Tri të dhëna, 101 gola dhe 3 objektiva… Ky Paulo Dybala është i frikshëm

Tri të dhëna përbëjnë një provë në librat dhe filmat policesk. Rregulli i pashkruar dhe që mund të transferohet me lehtësi në universin e futbollit, veçanërisht nëse ia përshtat Paulo Dybala-s. Tri të dhënat janë Lazio, Tottenham dhe Udinese. Tri ndeshje që kanë treguar akoma më shumë se “Joya” është njeriu kyç i kësaj faze finale të sezonit për Juventus-in.

Në futboll, gjithmonë, ndeshja e parë pas një mungese të gjatë është shumë e mirë, madje, në disa raste, e shkëlqyer. Por ndiqet nga një rënie të formës. Ndoshta për ata normalët është kështu, por nëse quhesh Paulo Dybala gjërat shkojnë pak ndryshe. “Joya” është kthyer në fushë në ndeshjen e “Olimpico”-s kundër Lazio-s dhe pas 92 minutash e gjysmë jo shumë të mirë ka shpikur atë që mund të jetë goli i titullit.

Dhe e ka bërë këtë nga asgjëja Rezultati: dy pikë më shumë për Juventus-in dhe një goditje për Napoli-n, që është mundur 4-2 në shtëpi kundër Roma-s. Më pas bardhezinjtë janë transferuar në “Wembley” dhe Dybala ka ndëshkuar Hugo Lloris dhe ka shënuar golin që i ka dhuruar kualifikimin në çerekfinale ekipit të tij. E fundit në radhë ka qenë Udinese, kundërshtari më i lehtë në letër. Dhe në këtë sfidë kemi parë një Dybala spektakolar.

Prekje magjike, vertikalizime dhe një formë fizike e përmirësuar deri në atë sa e ka lejuar të rikuperojë me kokë një top në mbrojtje. Përveç kësaj, nuk mund të mos përmendet edhe dygolëshi që gjunjëzoi Udinese-n, me një magji nga goditja e dënimit dhe një gol të realizuar me të djathtën falë “dhuratës” së Higuain.

Pikërisht, Higuain. Njeriu të cilit Paulo i besoi penalltinë kur ndeshja ishte 1-0 duke shkaktuar zemërimin e Allegri-t që kishte zgjedhur “Joya”-n. “Kështu bëjmë me Higuain, kur shënon njëri, godet tjetri dhe në të kundërt. Por një penallti e humbur nuk ndryshon asgjë”. Ajo që ka ndryshuar janë golat e realizuar nga argjentinasi: dygolëshi, i pari për 2018-ën, ka çuar në 101 totalin e golave të tij në karrierë (17 me Instituto de Cordoba, 21 me Palermo dhe 62 me Juve) në 260 ndeshje.

Në këtë sezon janë 21, 17 prej të cilave kanë ardhur në Serie A, 2 në Superkupën e Italisë, 1 në Champions dhe Kupën e Italisë. “Jam i kënaqur se ka ndihmuar skuadrën. Pavarësisht 180 minutave në pak ditë i kam thënë Allegri-t se isha mirë. Të tre objektivat e sezoni varen nga ne”. Nëse ky është Dybala i vërtetë, Juventus mund të shkojë në çdo fushë dhe të mposhtë këdo.

Related posts

REALIT I DUHET KOHË E GJATË TË LUAJË NË BERNABEU/ Stadiumi i mbyll dyert deri në dhjetor

Isa.Autor

BAYERN BËN GODITJEN E RADHËS/ Pasardhësi i Thiago Alcantara-s vjen nga Spanja

Delo.autor

JORGINHO-STERLING/ Një finale brenda finales, në valle është edhe “Topi i Artë”, kush fiton bën “dopjetë”

Delo.autor

Leave a Comment