Futboll Seria A Sport

Higuain çon në DELIR TIFOZËT/ Me Milanin do të thyej rekordin që vendosa…

Gonzalo Higuain është blerja më e re e skuadrës së Milanit dhe i ka entuziazmuar të gjithë tifozët. Sulmuesi 30-vjeçar ka treguar si te Napoli ashtu edhe te Juventusi se nuk e ka të vështirë që ta gjejë rrugën e rrjetës. Te skuadra e Napolit ai ka vendosur dhe rekordin e tij personal të golave të shënuar në Seria A, me plot 36 të tillë.

Por ai është shprehur se te skuadra milaniste do të arrijë të thyejë rekordin e tij. “Kur nis një aventurë të re, kërkon sfida të reja. Do të ishte bukur të thyeja rekordin prej 36 golash, do të ishte diçka shumë e mirë për mua. Kam folur shumë pak me Gatuzon, por besoj se do të bëjmë mirë këtë sezon. Jemi gati për sezonin e ri! – u shpreh sulmuesi argjentinas.

 

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Romero kalon RONALDON dhe sfidon… MESSIN

Sadik.Autor

“NJË EPOKË E RE KA NISUR”/ Dinamo njofton se kur do të prezantojë logon e re të klubit

Delo.autor

KATAR 2022/ Shikoni SUPER GOLIN realizuar nga ylli Calhanoglu me Turqinë ndaj Letonisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment