Futboll

U gjet i vdekur në hotel, ja reagimet e botës së futbollit për Davide Astori-n (FOTO)

31-vjeçari Davide Astori, mbrojtësi dhe kapiteni i Fiorentinës, është gjetur i vdekur sot në hotelin ku po qëndronte me skuadrën në Udine për sfidën ndaj këtyre të fundit.

Lajmi i kobshëm ka tronditur të gjithë botën e futbollit italian, por jo vetëm. Me të mësuar për humbjen e jestës së Astori-t, shokë ekipi, ish-shokë skuadre, klube të “Seria A” dhe personazhe të tjera kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Ciao caro Asto, difficilmente ho espresso pubblicamente un pensiero riguardo una persona, perché ho sempre lasciato che la bellezza e l'unicità di rapporti, di reciproca stima e affetto, non venissero strumentalizzati o gettati in pasto a chi non ha la delicatezza per rispettare certi legami. Nel tuo caso, sento di fare un'eccezione alla mia regola, perché hai una moglie giovane e dei familiari che staranno soffrendo,ma soprattutto la tua piccola bimba, merita di sapere che il suo papà era a tutti gli effetti una PERSONA PERBENE…..una GRANDE PERSONA PERBENE….eri l'espressione migliore di un mondo antico, superato, nel quale valori come l'altruismo, l'eleganza, l'educazione e il rispetto verso il prossimo, la facevano da padroni. Complimenti davvero, sei stata una delle migliori figure sportive nella quale mi sono imbattuto. R.I.P. Il tuo folle Gigi.

A post shared by Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) on

Mirupafshim i dashur Asto, ka ndodhur rrallë që të shpreh publikisht mendimin tim për një person, sepse kam lënë që bukura dhe marrëdhënia unike, të përbëra nga një respekt dhe vlerësim reciprok, të mos përdoreshin nga të tjerët dhe nga ata që nuk kanë delikatesën e duhur për të respektuar lidhje të caktuara. Gjithsesi, dua të bëj një përjashtim në rastin tënd, sepse ke një grua të re dhe familjarë që po vuajnë, por mbi të gjithë vajza jote e vogël meriton ta dijë se babai i saj ishte një NJERI I MIRË… një NJERI I MADH dhe I MIRË… ishe shprehja më e bukur e një bote antike, të kaluar, në të cilën mbizotëronin vlera, si altruizmi, eleganca, edukata dhe respekti kundrejt tjetrit. Komplimente, ke qenë një nga figurat më të mira sportive me të cilat jam përballur.
U prehsh në paqe!

Gigi jot i çmendur.

Francesco Totti

Sergio Ramos

Pedro Mba Obiang-futbollist i West Ham

 

Humbje e madhe për futbollin

Kevin Prince-Boateng

Shkofsh në parajsë. I Shokuar

Floro Flores

Pa fjalë. U prefsh në paqe Davide Astori

Liga e Basketbollit italian

 

 

Related posts

Guardiola nuk ‘ngopet’ me blerje, planifikon afrime të reja në janar

Q.Autor

MUNGUAN NJË VIT NË TRIBUNA PREJ COVID-19/ Rikthehen tifozët në Angli, mbushen shkallët e stadiumit (FOTO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Talentet e Arsenal i dhurojnë fitoren me “POKER”, Lazio përmbys Rennes

Delo.autor

Leave a Comment