Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEJNË ME MILAN NË KËTË FILLIM SEZONI/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” nisin nga puna për të blerë dy talentet

Diogo Dalot dhe Brahim Diaz ishin dy afrimet e Milanit në verë, të cilët në këtë fillim sezoni, ndonëse nuk janë aktivizuar shumë, në ato minuta që iu janë dhënë, kanë treguar paraqitje të shkëlqyera.

Të dy futbollistët janë bashkuar me kuqezinjtë në huazim të thjeshtë për nj sezon, por “Djalli” tashmë dëshiron të ketë mundësinë për të marrë kartonin e tyre.

Sipas mediave italiane Malidni dhe Masara po punojnë që të arrijnë një marrëveshje me Realin dhe Junajtid që në huazimet e dy lojtarëve të fusin edhe të drejtën e blerjes. Drejtuesit janë shumë të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe nuk duan që të kontribuojnë në rritjen e tyre dhe më pas ata të largohen në fund të sezonit.

Për këtë arsye, por mendohet që në huazime të futet edhe e drejta e blerjes, ndonëse nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje me të dyja klubet, pasi mbrojtësi dhe sulmuesi shihen si dy talente me të ardhme të ndritur.

Related posts

THUMBON GJYKIMIN NË TORINO/ Kapiteni i “Kuqezinjve” “mesazh” Juventusit: Na presin 7 FINALE…

Delo.autor

DANI ALVES ARRESTOHET NË BARCELONË/ Ja akuza që rëndon mbi futbollistin brazilian

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment