Futboll

Urinoi pas porte, portieri italian ndëshkohet me …

Një episod tepër qesharak ndodhi në ndeshjen e Serisë D italiane mes Igeas dhe Mesinës. Portieri i ri i skuadrës mike, Armando Prisko, u ndëshkua me karton të kuq pasi urinoi pranë një tabele pas porte. Ky moment u vu re nga asistenti, i cili e raportoi ketë gjest te gjyqtari kryesor, i cili nuk u mendua dy here, por e pezulloi portierin e Mesinës me karton të kuq, shkruan “Gazzetta del Sud”.

Brisko u fut në lojë si zëvendësues duke zënë vendin e portierit Meo, i cili u largua nga fusha i dëmtuar. Pas largimit të dy portierëve, portën në minuat e mbetura e mbrojti, Bruno. Mbrojtësi tregoi vlerat duke e mbajtur të paprekur portën në minutat e mbetura. Takimi përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

 

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Italisë mposhtin Sampdoria-n dhe ngjiten në vendin e tretë

Delo.autor

Milan po i mendon të dy skenarët, por Europa League e bën super

Sadik.Autor

Gattuso optimist: Ky Milan mund të rivalizojë me Juventusin

Sadik.Autor

Leave a Comment