Futboll La Liga

Barcelona po mendon të zgjedhë kapiten e ri

Drejtuesit kishin vendosur që të prisnin deri në verë përpara se të merrnin një vendim të tillë, dhe për momentin Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Sergio Busquets do të jenë tre kapitenët e klubit.

Vendimi do të merret pas përfundimit të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi. Zyrtarisht klubi nuk ka emëruar ndonjë kapiten të katërt këtë sezon, edhe pse në fakt janë disa lojtarë që plotësojnë kushtet për të qënë kapiten.

Për më tepër, ekziston paqartësi për të ardhmen e Iniesta-s tek gjigandët katalanas. Nuk është sqaruar ende e ardhmja e mesfushorit veteran, por dyshohet se mund të largohet nga klubi në verë.

Kjo histori do të përfundojë zyrtarisht brenda muajit që vjen, pasi klubi dhe lojtari kanë rënë dakord për një datë të caktuar në Prill, ku do të jipet një përgjigje përfundimtare.

Në La Liga, kapiteni caktohet në bazë të vjetërsisë, megjithëse nuk është kështu në Camp Nou me anëtarët e skuadrës që votojnë për katër kapitenët e tyre, ku merren parasysh karakterisitka si karizma, respekti dhe personaliteti përpara votimit për kapitenin.

Është i sigurtë fakti se nëse Iniesta do të largohet nga klubi, atëherë Messi do të ngrihet në detyrë duke u bërë kapiteni zyrtar i ekipit. Në lidhje me dy vendet e lëna bosh, Gerard Pique dhe Ivan Rakitic janë kandidatët e mundshëm.

Mbrojtësi spanjoll në thelb aktualisht vepron si kapiten, pasi ka përvojën dhe është shumë i angazhuar me Barcelonën, jo vetëm në aspektin sportiv. Rakitiç shihet si një opsion shumë serioz. Ai ka qënë kapiten me Seviljen dhe aktualisht është kapiten i Kroacisë, dhe është krye të listës që përfshin edhe Luis Suarez, Jordi Alba dhe Marc-Andre ter Stegen

Related posts

”Maskota” më e frikshme në botë? Jo, do dashuroheni pas tij! (VIDEO)

Sadik.Autor

AKORDI DREJT FINALIZIMIT/ Xavi i thotë “po”, Dani Alves rikthehet te Barcelona për… Botërorin 2022

Delo.autor

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Torres kërcënon rivalët: Jemi të uritur për të bërë gjëra të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment