Futboll

Vendim i papritur i Panuçit, lë jashtë Kombëtares mesfushorin e rëndësishëm

Ledian Memushaj ka qenë një ndër mesfushorët më të rëndësishëm të Kombëtares vitet e fundit, por situata sa vjen dhe bëhet më keq për të në këtë sezon.

Ai u transferua nga Peskara të Benevento në verën e vitit 2017, por te Benevento nuk po arrin të gjejë hapësira të mjaftueshme. Në pjesën e dytë të sezonit, Memushja është aktivizuar vetëm nga stoli në ekipin italian.

Kjo mund të bëjë edhe trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuci, që të mos e grumbullojë për miqësoren ndaj Norvegjisë.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja e Beneventos, që lajmëron se Gjimshiti është ftuar nga Kombëtarja Shqiptare, ndërsa Memushaj jo.

Related posts

“Messi duhet ta fitojë Kupën e Botës që të flejë i qetë”

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Inter zhbllokon ndaj Leverkusen, Barella realizon gol të bukur (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid në sulm për Paul Pogba, ideohet shkëmbimi me…

Delo.autor

Leave a Comment